Pa emer ne futbollin shqiptar, megjithate ia dolen te mundin skuadren me te vjeter ne historine e tij- Vllaznine e Shkodres, njekohesisht edhe fituese ne fuqi e Kupes se Shqiperise. Tek Laberia ndjehen te lumtur. Ndoshta as vete nuk e kane besuar se mund t’ia dalin per te mundur nje nga pretendentet kryesore edhe ne sezonin aktual te Kategorise Superiore.
Megjithate e arriten kete gje, ndonese e kane te qarte se per t’u kualifikuar eshte thuajse e pamundur ngaqe ndeshja e dyte do te luhet ne Shkoder. Megjithate tek Laberia jane ne feste. Per kete sukses mesohet se drejtuesit e klubit kane vendosur ta shperblejne skuadren.
Mësohet se presidenti Elton Lalaj i ka bere te ditur administratores se klubit Liljana Meço se do te akordonte nje shperblim prej 3 milione lekesh te vjetra per ekipin me rastin e kesaj fitoreje dhe keshtu ka ndodhur.
Shperblimi ka shkuar menjehere ne xhepat e futbollisteve dhe stafit teknik te cilet iu gezuan perpos fitores edhe atij por ne fakt ata kane qene te lumtur ne aspektin sportiv sepse veshtire do t’u takoje te mundin me Vllaznine.