Partizani ka arritur të fitojë me përmbysje 2-1 kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Nje fitore me shume vlere qe erdhi menjehere pas humbjes ne derbi dhe kjo i ka kenaqur te gjithe pjestaret e kesaj skuadre dhe jo vetem.
Pas kësaj supersfide ka reaguar Erion Braçe. Deputeti socialist eshte shfaqur shume i lumtur dhe nuk përmbahet për triumfin e “Demave” përmes një postimi në rrjetet sociale.
I njohur si tifoz i thekur i Partizanit, Braçe shkruan: “Partizani… çfarë karakteri! Mund në Shkodër ekipin me lojën më të mirë në kampionat-Vllazninë, duke ardhur nga disavantazhi. Një Partizan që nuk dorëzohet, është ADN-ja e tij”. Pas kësaj ndeshje, të kuqtë rikthehen në krye të Superiores me 15 pikë në kampionatin shqiptar.
Ne fakt, ajo çfare pame nuk eshte se kishte te bente me ndonje Partizan te frikshem, megjithate vlen permbysja dhe marrja e tre pikeve qe do ta ndihmojne shume kete skuader ne ecurine e saj te metejshme ne kampionat.