Për shkak të thatësirës së tejzgjatur, niveli i ujit në liqenin e Kukësit po bie çdo ditë e po shkon drejt tharjes. Ndërkohë që rrënojat e para të Kukësit të vjetër, kanë nisur të dalin në sipërfaqe pasi rënia drastike e prurjeve ka lënë pas bregun e gërryer.
Prurjet e lumenjve Drini i Bardhë e Drini i Zi, që furnizojnë liqenin kanë rënë më pak se 30 metër kub në sekondë, dhe niveli bie çdo ditë me nga 25 centimetër. Aktualisht niveli i ujit është 264 metra mbi nivelin e detit.
Në verën e vitit 2005, ka qenë hera e fundit që dolën në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër. Në Fierzë ende prodhohet pak energji elektrike për shkak të situatës së pazakontë edhe në Korporatë, e cila mezi po arrin të sigurojë sasinë e nevojshme të energjisë në vend.