Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas konferencës dhe deklaratave skandaloze të ish-kryetarit të PD Lulzim Basha.
Sipas Manjanit, Basha sot e nxori kokën dhe i kërkon të dorëzojë edhe mandatin e deputetit se i takon asaj partie që sot ai volli vrer dhe diare.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit:
Kanalizoje diarrenë Lul se na qelbe!
Ik prej asaj godine e prej asaj partie me “ishkomunistë”, “kriminelë” e “trafikantë”!
Ik të shpëtosh nga mëkati i bashkëpunëtorit me ta. Se në fakt ata që dogjën Shqipërinë erdhën në pushtet e të bënë ty ministër deputet, kryetar bashkie e partie, nuk të paskan merituar.
Ti paske qenë plot vrer e diarre.
Sot të doli fytyra e vërtetë!
Ik e kanalizoje diarrenë. Dorëzoje edhe mandatin e deputetit se i takon asaj partie megithë këto të këqija që paska patur.
Na e kurse erën e keqe dhe pamjen e shpifur, të paktën!