Një bandë hajdutësh, dy prej tyre shqiptarë, janë dënuar me 45 vjet burg pasi vodhën me dhunë një familje në Britani. Të veshur me kapuçë dhe me armë zjarri lodër, çekiç, shkopinj bejsbolli dhe doreza hekuri ata bastisën shtëpinë e familjes në fjalë, shkruan Daily Mail. Banda e përbërë nga britanikët Michael Chambers e Satnam Singh dhe shqiptarët Duad Rrapi e Hekuran Uka u zunë pritë jashtë shtëpisë Parmjit Bhandal dhe bashkëshortes së tij Dalbeer Kaurin në Kent, para se futeshin brenda me forcë. Gjatë vjedhjes ata kërcënuan të thernin me thikë fëmijët e Bhandal para se të largoheshim me 22 000 paund para cash dhe bizhuteri të shtrenjta. Një prej hajdutëve kishte kërcënuar pronarin e shtëpisë që kishte qëlluar zgjuar se shqiptarët Uka dhe Rrapi do t’i thernin fëmijët nëse nuk tregonte ku ishin parate. Me hajdutët u konfrontuan edhe bashkëshortja Dalbeer Kaur dhe dy djemtë e tyre. Shumë të frikësuar nga pasojat, çifti u tregoi hajdutëve dhomën ku ishin paratëdhe bizhuteritë, disa prej të cilave me vlera të mëdha sentimentale për ta. Në përfundim të seancës, Gjykata dënoi me 16 vite burg Chambersin ndërsa Singh u dënua me 10 vite. Shqiptari Rrapi, pranoi dy krime për vjedhje të rënduara dhe u dënua me 13 vite, ndërsa Uka, i cili tani është 17 vjeç, pranoi vjedhjen e rënduar dhe u dënua me 6 vite dhe 8 muaj burg./balkanweb/