Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në Elbasan ndaj Dinamos, ndërsa trajneri Elvis Plori foli në emisionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se dora e Imamit ishte penallti, ndërsa shtoi se nuk pati edhe alternativa për të kryer zëvendësime.
“Kur ke aq shumë raste dhe nuk shënon atëherë nuk ke cilësi. Por nuk ka justifikim, duhet të gjejmë qetësinë dhe të heqim presionin. Këtu bëhet diferenca me sumluesit që dinë të shënojnë dhe ata që nuk dinë. Penalltia në rastin e Imamit? Është në dorë të gjyqtarëve dhe VAR, u justifikua si dorë e pavullnetshme por krahu është i hapur dhe është penallti”.
Sulmuesit kanë stonuar? “Mund të jetë e drejtë, pork jo ishte një ndeshje ndryshe nga të tjerat dhe ne luftuam deri në fund. Rrezikuam për të fituar, pasimi Ii fundit nuk ishte i duhuri. Sulmuesit prisnin pasimin e fundit por nuk iu shkoi topi. Dita e sotme ishte një goditje për ne, luanim me Dinamon në fundin e tabeklës dhe nuk kemi bërë mirë që nuk fituam ndeshjen”.
Alternativat? “Djurdjevic dhe Latifi nuk ishin, nëse na mungojnë dy lojtarë që shtyjnë topin atëherë ndjehet. Nuk jam ankuar asnjëherë. Aralica u ndje i lodhur dhe nuk kisha më kë ta zëvendësoja”, u shpreh Plori.