Mbrëmje fantastike për ekipet shqiptare në Kupat e Europës. Pas Teutës së Edi Martinit, vazhdojnë për më tej edhe Laçi i Armando Cungut dhe Kukësi. Kurbinasit nuk e kanë patur të lehtë, teksa u janë dashur penalltitë për të siguruar kalimin e Keshlas së Azerbajxhanit. Jo vetëm kaq, për rreth 40 minuta, ata kanë luajtur me një lojtar më pak, teksa u largua me të kuqe Lucas Ramos në minutën e 73-të. Laçi fitoi 5-4 me penallti.
Kukësi përballë Slavias së Sofies, e ka patur disi më të lehtë teksa i kanë mjaftuar 90 minuta për të siguruar kualifikimin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli ka ardhur me 11- metërsh me Eze. Në minutën e 81-të miqtë barazuan me Krastev, ndërsa vetëm 4 minuta më pas, ka shënuar supergolin e fitores Cooper.
Përfaqësim dinjitoz i futbollit shqiptar të klubeve, që bashkë me Tiranën janë katër ekipe që do të vazhdojnë garën në Europa Ligë. /ShkodraWeb Media/