Njësia Administrative Ana e Malit, Guri i Zi, Velipojë, Berdicë dhe Dajç ka mungesë totale të energjisë elektrike. Ndërsa në NJA Rrethina ka shumë fshatra në errësirë. Në mënyrë të “rastësishme”, që të gjitha pjesë e territorit të Bashkisë së Shkodrës që prej javësh është e përmbytur.
Nuk është hera e parë që ndodh, por sonte është një natë ndryshe nga të tjerat. Besimtarët e krishterë presin të festojnë Pashkët, një nga festat më të rëndësishme për këtë komunitet. Dhe në këtë zonë, jetojnë një numër shumë i lartë i besimtarëve të krishterë.
Nuk duam të besojmë se është e qëllimshme të fiken dritat njëherësh në gjithë këtë territor. Por OSHEE ka detyrimin moral e ligjor tu japë një version të besueshëm mijëra banorëve që por presin ngjalljen e Krishtit nga vdekja në errësirë të plotë. Pasi kanë shumë javë të përmbytur. Për ironi të fatit nga KESH- OSHEE, përmes shkarkimit të ujit nga hidrocentralet. ©ShkodraWeb