Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, me anë të një postimi në “Facebook” ka lajmëruar se ndërruar jetë në Boston, babai i tij. Ditmir Bushati shprehet se i ati u nda nga jeta pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.
Ai shton se i ati iu thoshte gjithmonë se e ardhmja është një premtim, duke vlerësuar se babai i tij i ndjérë tanimë, kishte një zemë të madhe.
Postimi i Ditmir Bushatit:
Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën.
E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën.
Prehu në paqe i shtrenjti ynë!