Është ndarë nga jeta Besnik Bekteshi, mësuesi i spikatur por edhe drejtuesi i arsimit në Shkodër. Janë me qindra publikime në rrjetet sociale në nderim dhe vlerësim të Bekteshit dhe përmes tyre, krijohet imazhi i një mësimdhënësi të përkushtuar por edhe drejtuesi të arsimit në Shkodër.
Kontributi i vyer i profesor Besnik Bekteshit, ka qenë mjaft i gjërë, në shumë shkolla ku ai punoi në M.Madhe e Shkodër, në qytet dhe në rrethinat e tij. Ai ishte mësimdhënës edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Emri i tij është shënuar edhe si i pari Drejtor Arsimi pas rënies në komunizmit në Shqipëri.
ShkodraWeb Media i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes, të afërmëve, miqve, të njohurëve e ish- kolegëve të mësuesit të mirënjohur e të përkushtuar Besnik Bekteshi.