Ndahet nga jeta para kohe efektivi i Policisë Bashkiake të Tiranës, Besfort Dajçi. Lajmin e kanë ndarë në rrjetet sociale kolegët e tij. Mësohet se efektivi vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën e humbi betejën.
“Policia Bashkiake Tiranë, me keqardhje dhe pikëllim të thellë, mori sot lajmin e trishtë, për ndarjen e parakohshme nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, të efektivit shëmbullor Besfort Dajçi. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt. ?”, shkruan Policia Bashkiake në profilin e saj zyrtar në FB.
Pervec se ishte ne kulmin e rrezatimit rinor e njerezor, ishte baba,partner dhe bashkëthemelues i grupit C.O.D.Y.