Gazetarja e njohur e Adelajda Xhamani, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ajo është gjetur e pajetë në banesën e saj. Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta i gazetares dhe ish- banores së “Big Brother Albania”, të ketë qenë një atak kardiak.
Më parë gazetarja 31- vjeçare ka qenë pjesë e ‘’Big Brother Albania 2”, po ashtu ajo ka qenë kryeredaktore e suplementit ‘’Bluetooth” në ‘’Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës ‘’Who”.
Adelajda ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në këtë qytet.
Aktualisht trupi i pajetë i 31- vjeçares ndodhet në morgun e QSUT- së, ku në ambientet e spitalit ndodhen edhe familjarë të shumtë.