Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Kënaqësi të prisja në një takim miqësor trashëgimtarin e familjes mbretërore shqiptare, Princ Leka II.
Gjatë kësaj vizite folëm për kontributin që ka dhënë Shkodra në etapat e historisë së Shqipërisë si kryeqëndër jo vetëm e veriut të vendit, por edhe e gjithe rajonit të Ballkanit.
Ndava me të vizionin për zhvillimin e Shkodrës dhe kthimin e lavdisë së dikurshme si qendër rajonale e zhvillimit ekonomik dhe turistik për të gjithë Shqipërinë.