“Ishte një nder i veçantë të takoja ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj.Yuri Kim. Takimi dhe diskutimi konstruktiv më dha energji pozitive.
Para disa ditësh u festua 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Investitorë të rëndësishëm nga vendi mik i shqiptarëve kanë nënshkruar së fundi një marrëveshje në fushën e energjisë duke e dhënë sinjalin që Shqipëria është një pikë strategjike në Ballkan.
Ky është edhe vizioni im për Shkodrën: një qytet që krijon prosperitet ekonomik nëpërmjet investitorëve të huaj dhe klimës së mirë të biznesit.”, shkruan në Facebook Edona Bilali, kryesues e elistës së kandidatëve për deputetë të PS- së në Shkodër.