Ndërmarrja Ujësjellës- Kanalizime Qarku Shkodër, do të largohet nga ambjentet ku është akomoduar aktualisht. Këshilli Bashkiak i Shkodrës, me 32 vota pro dhe 10 kundër, ka miratuar kalimin në mjediset e ish- ADISA.
Sipas vendimit të miratuar, UKQ Shkodër do të ketë në dispozicion dy kate të ndërtesës, nga 602 m2 për çdo kat. UKQ Shkodër do ta marrë pa qira këtë ambjen, me kushtin që të investohet dhe investimi ti mbetet Bashkisë Shkodër si pronare e ndërtesës.
Kalimi nga mjediset e aktuale tek ish- ADISA, do të bëhet në momentin kur qendrat shendetësore ql janë aktualisht të akomoduara aty, të vendosen në godina të tjera të përshtatshme.
Në mjediset ku është aktualisht UKQ Shkodër, do të vendoset Ndëmarrja e Sherbimeve Publike, e cila është miratuar më herët nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës.