Duket se zona e NënShkodrës nuk rrezikohet nga përmbytjet, të paktën tani për tani. KESH ka publikuar situatën e ditës së sotme në kaskadën e Drinit dhe nuk ka raportime për shkarkime nga digat. Sipas raportimit të KESH, situata paraqitet si më poshtë:
Prurjet natyrore në kaskadë janë :
– HEC Fierzë 800 m3/s
– HEC Koman 350 m3/s
– HEC Vau i Dejës 630m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
•Hec Fierzë 271.74 mmnd,
•Hec Koman 173.42 mmnd,
•Hec Vau Dejës 75.36 mmnd
Aktualisht po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.