Sot ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në gjysmëfinale u ndërpre nga një ngjarje kritike e pa rregullt dhe e pa zakontë. Edhe pse Teuta udhëhoqi 47-40 pas dy periodave të para, tre pikët e tyre të shënuara para zhurmës së sirenës, në fund të periodës së dytë, ndodhën nën një problem teknik të tabeles elektronike të lojës.
E paraqitëm menjëherë këtë përpara zyrtarëve të ndeshjes dhe pritëm për 30 minuta për të zgjidhur çështjen sipas rregullores zyrtare të Federatës së Basketbollit të Shqipërisë.
Kemi bindjen dhe prova faktike të qarta për të dy shkallët e problemit, goditjen e pa rregullt dhe orën e lojës jashte funksionit automatik, të cilat do t’i paraqesim pranë autoriteteve përkatëse.
Gjithashtu ndjejmë keqardhje për rrjedhën e ndeshjes për tifozët Shkodranë te cilët kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin në këtë sfidë dhe gjejmë rastin ti falenderojmë secilin prej tyre.
Fair play është i domosdoshëm në sport dhe presim hetim dhe vendim të përshtatshëm për të mbrojtur integritetin e lojës se rregullt të basketbollit në Shqiperi. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Shoqata e Basketbollit Vllaznia/