Sot do të organizohet ceremonia e lamtumirës për ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Fadil Canaj.
Nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të ditës së sotme, në hollin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, do të zhvillohen homazhe.
Fadil Canaj u nda dje (5 gusht 2023) nga jeta në moshën 72 vjeçare.
Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i Policisë në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, zv/ministër i Brendshëm dhe shef kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.