Prokuroria italiane ka nisur hetimet ndaj një mjeku të urgjencës së spitalit Belcolle në Itali, në lidhje me vd.e.kjen e mistershme të 16 vjeçares shqiptare Aurora Grazini. Mjeku po hetohet nën akuzën e vr.a.sjes, ashtu siç bëjnë me dije mediat italiane.
Adoleshentja shqiptare humbi jetën të shtunën, pak orë pasi kishte dalë nga spitali i Belcolles në Viterbo. E reja ishte vizituar pasi kishte paraqitur shenja të gjendjes së ankthit dhe panikut. Në vizitën e saj mjeku i kishte këshilluar vajzës që të këshillohej me një psikolog, por një ditë më vonë, 16 vjeçarja u gjet e vd.e.kur në banesë nga prindërit e saj.
Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë mbi trupin e adoleshentes dhe deri më tani është hedhur poshtë teza e një vetëvr.a.sje, pasi jo shumë kohë më parë, Aurora ishte ndarë nga i dashuri.