Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Aldi Rama, autori i vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha. Pas ngjarjes, i riu 21-vjeçar u arratis duke vene ne lëvizje strukturat e policisë dhe pas rreth 5 orësh kërkime ai u veteplagos me arme dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumes.
Që në fillim mjekët dhanë pak mundësi që i riu 21 vjeçar të mbijetonte nga plaga e marrë. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai nuk mund të futej në sallën e operimit, duke shpresuar që të ndodhte mrekullia. Para pak minutave, u njoftua s e Aldi Rama, ndërroi jetë, pak orë pasi ekzekutoi oficerin e policisë, baba i dy fëmijëve të mitur që tashmë do të rriten jetimë.