Për këngëtarin e njohur shqiptar Eugent Bushpepa dita e sotme është një nga të trishtuarat. Mësohet se këngëtari ka humbur babain e tij në mënyrë të parakohshme, për shkak të një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku qëndronte në koma prej ditësh. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari nga Mirdita Gjergj Marku.
“SOT, per te ngushelluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret per ndarjen nga jeta te babait te tij!…
(Babai i kengetarit te njohur mirditas eshte ndare sot nga jeta pas nje aksidenti te rende ne Tirane, ku dhe qendronte ne koma prej ditesh. Gjon Bushpepa ka qene drejtues ne disa sektore ne Mirdite dhe jo vetem. Prej vitesh jetonte familjarisht ne Tirane. Ceremonia mortore ne RRESHEN. Ngushellime te thella familjes per kete humbje te parakoheshme!),”-shkruan Gjergj Marku. Vitin që lamë pas Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Mall”.