Është shuar në moshën 68 vjeçare Nikollë Shullani, kryetar i Misionareve te Paqes dhe Pajtimit me qendër në Shkodër. Mësohet se prej disa kohësh, ai nuk shihej as tek kafja e preferuar në qendër të qytetit.
Shullani vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk mundi ta fitojë. Ai njihet në Shkodër dhe në Veri si një nga misionarët e pajtimit të konflikteve, hasmërive apo edhe gjaqeve, të reja apo të trashëguara.
Bashkë me të ndjerët Emin Spahia dhe Mustafë Daija, ata organizuan shumë ceremoni pajtimi, duke mbyllur hasmëritë mes dhjetra apo qindra familjeve. Shullani, vijoi misionin pasi Daija ndërroi jetë para disa viteve.
ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet e veta familjarëve, të afërmëve, miqve e të njohurve të Nikollës por edhe familjes Shullani për këtë humbje.