Nje grua e moshuar ka ndërruar jetë në ambulance, teksa po e transportonin me urgjence drejt Infektivit. Policia ben me dije se gruaja 88-vjecare, nga Pogradeci, ishte konfirmuar pak dite me pare me korona virus.
“Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar”, njofton policia.
NJOFTIMI
Një e moshuar nga qyteti i Pogradecit ka ndërruar jetë teksa po transportohej me autoambulancë për në spital, ndërkohë që pak ditë më parë ishte konfirmuar pozitive me COVID-19.
Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.
Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.