Një lajm i trishtë vjen nga përtej Atlantikut. Pandi Siku, një nga aktorët e njohur shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e kanë dhënë shumë nga kolegët e tij, siç edhe aktori Leka Sefla.
“Sapo mora një lajm shumë të hidhur…Pandi Siku, miku im i mirë, aktori i talentuar i Teatrit Kombëtar, “Djaloshi i përjetshëm”, siç i thoshim ne të gjithë, u nda sot nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, në USA… Ngushëlloj, me gjithë zemër, familjen e tij, dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i tij RIP…”, shkruan Sefla.
Pandi Siku lindi më 28 Korrik 1949 ne Tirane. U diplomua ne Institutin e Larte te Arteve në Tiranë ne degen e drames dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupes se Teatrit Popullore (sot Teatri Kombetar) duke interprtuar mjaft role, kryesisht role te dyta.
Aktiviteti i tij do te shtrihet ne harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teater deputimin e ben ne dramen “Toka e jone” dhe “Bashke me agimin”.
Me pas mund te permendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quo vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.