Ngjarje e rëndë në Shkodër, ku humbi jetën një i ri 23 vjeçar. Mësohet se të shténà me ármé zjarri jane regjistruar ne lagjen “Qafëhardhi” në qytetin e Shkodrës. Dyshohet se nga një mjet në lëvizje, është qéllùar me ármè zjarri ndaj një personi duke e lënë të plágósur.
Ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merrte ndihmen mjekësore. Policia është në vendin e ngjarjes. Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është një 23 vjeçar i identifikuar si Gledis Kraja. Paraprakisht dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është vëllai i një shoku të 23 vjeçarit, i identifikuar me inicialet S.S., thonë burimet policore. Tashmë ai po kërkohet nga policia.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, në lagjen “Daniel Matlija”, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plàgósur me àrmé zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.