Ndryshon totalisht dinamika e nje ngjarjeje të rëndë të rapouar natën e kaluar. Ndërron jetë në spital i moshuari që u gjet mbreme i lënduar ne banese nga nipi i tij, i cili rezulton te jete edhe autori i ngjarjes se rende. I moshuari rreth 69 vjeç me inicialet V.K, ka nderruar jete pasi nuk i ka mbijetuar plumbit qe kishte marre. Bëhet me dije se ai ishte goditur me pistoletë dhe ka patur plumb ne koke.
Madje, autori i ngjarjes eshte nipi i tij, personi qe tha se e gjeti dhe ngriti alibine e tentativës së vjedhjes nga persona të paidentifikuar të të moshuarit. Ne rrefimin e pare pas ngjarjes, nipi ka treguar se kishte konstatuar se të moshuarit i mungonin rreth 1 milion lekë të vjetra, ndërkohë, që ka rrëfyer se shtëpinë e të moshuarit e kishte gjetur të hapur dhe më pas e kishte parë atë në gjendje të rëndë.
Pas marrjes në pyetje, mësohet se ai ne polici ka pranuar se e ka vrare, nderkohe qe te tjera detaje rreth shkakut pritet te behen me dije me vone. Ai njoftoi ambulancën duke bërë të mundur dërgimin e të moshuarit në spital.
Njoftimi i policisë pas ngjarjes
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.