Pas publikimit të denoncimit të ish-kryeministrit Berisha për një ndërtim pa leje në Kosmaç, në aksin Shkodër- Kryebushat, ka reaguar Partia Socialiste Bashkia Vau Dejës. Ajo ka dërguar në adresën e ShkodraWeb Media, dokumente që sipas PS Vau Dejës, vertetojnë se ndërtimi është me lejen përkatëse. Është një leje që mban firmën e kryebashkiakut aktual të Vau- Dejësit Mark Babani.
Në të njëjtën kohë, është publikuar një sqarim edhe në faqen zyrtare në Facebook të Partia Socialiste Bashkia Vau Dejës, ku përveç dokumenteve, anatemohet edhe ish- kryeministri Berisha.
PUBLIKIMI I PARTIA SOCIALISTE BASHKIA VAU DEJËS
Sali Berisha vijon shpifjet e tij, duke iu referuar “qytetareve dixhitale” qe i dërgojnë mesazhe, të cilëve ju ka mbet vetem Sali Bllofi për propogant.
Sipas tij, qytetari z.Agron Enver Ceka është duke ndërtuar një objekt “pa leje”.
Por e verteta është se ndertesa që bëhet fjalë është me leje ndërtimi NR.35 dt:01.07.2020 në emër të z.Enver Ceka babai i Agronit ,të cilën po ju publikojmë bashkë me statusin e gënjeshtarit historik të Shqipërisë.