Ndeshja qe do te startoje ne oren 13:00 ne stadiumin “Loni Papuçiu” te Fierit ne mes Apolonise dhe Vllaznise, pritet me shume interes sidomos ne Shkoder.
Partizani ka fituar dje dhe eshte shkeputur pak, nderkohe qe kuqeblute jane te detyruar te ruajne ritmin e tij per te mos leshuar ne renditje. Per kete arsye, e kane per detyre ta fitojne kete ndeshje.
Nderkohe mesohet edhe emri i arbitrit kryesor qe do ta drejtoje kete sfide. Ai eshte Mario Shabanaj i kolegjiumit te Tiranes. Nderkohe asistente te tij do te jene Denis Rexha po nga Tirana dhe Endrit Veseli nga Fushe- Kruja.
Arbiter i katert nderkohe do te jete Kridens Meta. Sakaq vezhgues i arbitrave eshte Idriz Gashi nga Durresi ndersa delegat i Federates Shqiptare te Futbollit Alban Tafaj.
Per Apolonine ky mund te jete ndoshta shansi i fundit per te shpresuar ende te mbijetesa megjithate Vllaznia ka me shume arsye per te kerkuar fitoren ne kete perballje te vlefshme per javen e pare te fazes se katert te kampionatit./ShkodraSport/