Ditën e premte Vllaznia luan ndeshjen e radhës për Superligën. Në “Loro Boriçi”, pret ekipin e Egnatias. Në letër duket një ndeshje e lehtë por kuqeblutë po e përgatisin me mjaft kujdes këtë sfidë.
Kjo bëhet me dije edhe përmes një publikimi në Facebook të Vllaznisë, ku lexohet: “Vllaznia ka vijuar sot përgatitjet për ndeshjen e rradhës. Ekipi ka zhvilluar seancën stërvitore të rradhës ku kanê marrë pjesë të gjithë futbollistët.
Nesër do të ketë edhe një seancë të fundit para grumbullimit në pragndeshjen me Egnatian.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, KF Vllaznia ka njoftuar edhe daljen në shitje të biletave për tifozët. Ato do të jenë në dispozicion duke nisur nga dita e enjte deri në momentin që fillon ndeshja në orën 16.45.