Ndeshja Skenderbeu- Vllaznia qe do te startoje ne oren 13.00 ne stadiumin e qytetit te Korçes, konsiderohet e rendesishme per te dy ekipet. Vendasit duan te fitojne dhe te mundohen t’i shkeputen fundit te renditjes, ndersa shkodranet per te ruajtur distancen me ndjekesit.
Por nderkohe, per kete ndeshje, mesohet se Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar si arbiter kryesor nje durrsak.
Behet fjale per Klodian Shahinin qe do te jete arbiter kryesor ne kete ndeshje. Sakaq, asistentet e tij do te jene Rejdi Avdo i kolegjiumit te Tiranes dhe Astrit Mahmuti i kolegjumit te Elbasanit.
Arbiter i katert nderkohe do te jete Kridens Meta nga Tirana, ndersa delegat i FSHF-se ne ndeshjen qe do te luhet ne Korçe eshte caktuar Uvil Zajmi.
Shkodranet ne dy ndeshjet e fundit kane patur verejtje per arbitrimin dhe kete e permendi dje edhe trajneri Brdariç ne konferencen per shtyp, prandaj ata shpresojne qe sot te kene nje arbitrim korrekt.