Ndeshja Vllaznia- Teuta qe do te startoje ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet. Si rrjedhoje e tille eshte vleresuar edhe nga Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit qe ka caktuar nje nga arbitrat me te mire per te drejtuar kete ndeshje.
Behet fjale per Enea Jorgjin. Do te jete ne kete menyre arbitri i FIFA-s qe do te vendose drejtesi ne kete takim te vlefshem per javen e 20-te te Kategorise Superiore.
Asistente te tij nderkohe do te jene tiranasi Denis Rexha dhe Nuri Rrapaj nga Patosi. I ketij kolegjiumi do te jete edhe arbitri i katert, Olsid Ferataj.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete Kridens Meta ndersa ne AVAR elbasanasi Emigers Ganxhi. Vezhgues i arbitrave do te jete Arjan Mali nga Patosi ndersa delegat i FSHF-se Petrit Brahja.
Vllaznia ne kater ndeshjet e fundit ka patur pakenaqesi per arbitrimin dhe sigurisht qe sot pret drejtesi nga Jorgji dhe arbitrat e tjere qe do te jene te pranishem ne kete ndeshje.