Golat “shqiptar” në këtë Botëror nuk vijnë vetëm nga Zvicra. Nata e fundit t ndeshkeve në grupe ka sjellë golin e katërt “shqiptar” të Botërorit të Rusisë. Ai mban firmën e Januzaj, i cili refuzoi Shqipërinë për të luajtur me Belgjikën. Në fakt ka qënë një supergol i shënuar nga brenda zonës angleze me një harkim të bukur të topit. Me këtë gol, Belgjika siguroi vendin e parë dhe do të ndeshet me Japoninë në 1/8. Ndërsa Anglia duhet të bëjë llogaritë me Kolumbinë në turin tjetër.
Ndërkohë, ndeshja Tunizi- Panama që kishte vlera vetëm për statistika, është mbyllur me fitoren e Tunizisë 2 – 1, madje me përmbysje.