Në impiantin sportiv “Reshit Rusi” në Shkodër, po punohet për përmirësimin e të gjitha ambienteve të tij.
Ndërhyrja po realizohet nga Bashkia, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare të grupeve të UEFA Champions League për Femra që do të luhen në Shkodër në datat 6 dhe 9 shtator.
Stadiumi “Reshit Rusi” do të jetë në dispozicion për stërvitjen e ekipeve, Valur (Islandë), Fomget Gençlik (Turqi) dhe Hajvalisë (Kosovë), që do të mberrijnë ne Shkodër për këto ndeshje, të cilat janë të parat e këtij niveli që zhvillohen në Shqipëri.