Banorët e fshatit Berishë për të disatën herë protestuan këtë fundjavë për arrestimin e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit Fran Tuci, i cili u arrestua nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktimit të dëmit, për dëmtimin e një zone pyjore.
Banorët shprehen se rruga ishte ekzistuese që në kohen e diktatures, të cilën e kishte hapur gjeologjia dhe se gjithë traseja nuk kalon në pyje të larte sic pretendohet edhe për përllogaritjen e dëmit.
Banorët e fshatit më të thellë të Veriut shqiptar akuzojnë një kompani private për shfrytëzimin e kromit se ka bllokuar rrugën, që lidh ato me qendrëën e njësisë administrative.
Ata i bëjnë apel shtetit të inspektojë aktivitetin e kësaj kompanie, e cila edhe pse ka shkaktuar dëme, sipas tyre askush nuk merret me të. Banorët apelojnë për lirimin e ish-kryebashkiakut teksa shprehen se ndihen në faj për lutjen që i bën për lëshimin e lejes për pastrimin e rrugë