Skema e re e ndihmës ekonomike, ka krijuar një problem që nga dita në ditë, vetëm përkeqësohet. Sot në Bashkinë e Shkodrës janë paraqitur administratorët e Njësive Administrative që kanë përcjellë problematikat konkrete të hasura dhe të raportuara edhe nga banorët. Fenomeni ka prekur gjërësisht një shtresë vurnerabët të shoqërisë- familjet në nevojë, për të cilat shteti duhet të jetë edhe me pranë tyre.
Në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi është diskutuar gjatë për ketë çeshtje. Pritej edhe ardhja e drejtores Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Valbona Tula, e cila në fakt konfirmoi praninë në takimin e organizuar. Por më pas, nga burime mediatike mbledhja uinformua se Tula nuk mund të jetë e pranishme pasi ka një dyndje të qytetarëve në zyrën e saj dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë.
Nga ana e saj kryebashkiakja Ademi e ka cilësuar shumë të rëndë situatën e krijuar, e cila nësë nuk ndërhyhet vetëm mund të agravohet. Ajo ka njoftuar dërgimin e një letre në emër të Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive për Kuvendin, Kryeministrin, Ministrin e linjës, Grupet Parlamentare etj., për të ndihmuar në zgjidhjen sa më shpejtë të gjendjes së krijuar. Po ashtu Ademi ka njoftuar se përmes deputetëve në Kuvend, ditën e nesërme kjo çështje do të ngrihet edhe në parlament.