Komunizmi, kjo murtajë që pushtoi për rreth 45 vite një pjesë të mirë të Europës Qendrore e Lindore me frymëzim nga Bashkimi Sovjetik që ra në kthetrat komuniste që në 1917-ën, nuk pati fatin e fashizmit.
Pak muaj pas rënies së tij, fashizmi dhe nazizmi u dënuan thuajse në kor nga të gjitha vendet e botës. Pavarësisht mënxyrave të njohura e shumë të pazbardhura, komunizmi po mbijeton akoma.
Duke nisur nga Izraeli, në shumë vende mohimi i kalvarit të popullit hebre nga nazistët, penalizohet nga gjobë deri në 10 vite heqje lirie. Mohimi i Holokaustit si fenomen i Luftës së Dytë Botërore, përbën vepër penale në shumë vende të Europës e botës.
Prej fillimit të viteve ’80, mohimi i Holokaustit apo negacionizmi/antisemitizmi, janë kthyer në një rrymë mendimi që klasifikohet zyrtarisht si anti- historike dhe anti- shkencore.
Kjo, pavarësisht se kësaj rryme i janë bashkuar herë pas here edhe emra të njohur nga politika, tek arti e kinematografia. As “liria e shprehjes” nuk ka mundur të justifikojë propagandimin e mohimit të Holokaustit si realitet dhe tragjedi njerëzore.
Në Shqipëri, në vitin 2016, vetëm 2 ditë para Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike, Kuvendi miratoi një rezolutë për dënimin e kri meve të komunizmit ndaj klerit. Prej disa vitesh në këtë vend, është ngritur dhe funksionon Instituti i Studimit të Kri meve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Më heret, në vitin 2006, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi Rezolutën 1481 “Nevoja për Ndëshkimin Ndërkombëtar të Kri meve të Regjimeve Totalitare Komuniste”. Pra, shkurt e shqeto: Siç ndodh me mohimin e Holokasutit në dhjetra vende të botës, ashtu duhet të ndodhë me mohimin e kri meve të komunizmit në Shqipëri.
Sepse sot, siç ka ndodhur edhe here të tjera, edhe në Shkodër, janë demonstruar simbole të komunizmit. Jo vetëm kaq, është arritur deri aty sa të mohohen publikisht, me zë dhe me figure, kri met e mënxyrat e komunizmit në këtë vend. Madje, në prani të zyrtarëve të këtij shteti dhe të deputetëve, pjesë e atij parlamenti që ka miratuar rezolutat më sipër të cituara. A është momenti që shteti të veprojë, të zbatojë rezoluta e vendime që vetë institucionet e tij i kanë miratuar apo edhe ratifikuar si traktate e marrëveshje ndërkombëtare?! Teksa gjendet kohë që në periudhë Fatkeqësie Natyrore, të kapet në dorë dhe të ndryshohet Kodi Penal për pandeminë, a nuk mund të bëhet e njëjta gjë edhe për komunizmin dhe kri met e tij? A nuk mund të miratohet një nen eksplicit që, kush bën propagandë komuniste, demonstron simbolet e diktaturës, mohon kri met e komunizmit, të dënohet me burg? Dhe hiqeni nga mendja, promovimi publik i sistemeve totalitare, nuk ka asnjë lidhje me “lirinë e shprehjes”. E ka thënë Europa e bota në rastin e Holokaustit prej shumë dekadash dhe prej shumë vitesh, edhe për komunizmin si sistem totalitar.
Besoj se kjo është më e rëndësishme se ndryshimi i Kodit Penal për pandeminë. Sepse në rradhë të parë, nëpërkëmben mijëra jetë të humbura e të gjymtuara nga komunizmi në Shqipëri, shumëzohet me zero mijëra vite burg dhe internime të qindramijë shqiptarëve por mbi të gjitha, rrezikohet rikthimii nostalgjikëve të dikaturës, siç ndodhi sot në Shkodër, me 5 maj, ditë që çuditërisht ka mbetur akoma si e dëshmorëve.
E konsiderojmë të çuditshme sepse të gjitha datat e rëndësishme të këtij kombi, prej shumë vitesh kanë si origjinë apo rrënjë të tyre 28 nëntor 2012 e këtej. A nuk gjendet një datë në harkun e shkurtër të jetës së qeverisë së Ismail Qemalit që të kremtohet si dita e dëshmorëve?! Si për ironi të fatit, ditë e dëshmorëve ajo e vde kjes së dyshimtë të një komunisti, Qemal Stafës. Vetë ish- e fejuara e tij ka deklaruar publikisht se ish- kreu i rinisë komuniste u tradhtua nga Enver Hoxha në maj 1942. Si mund ta kremtojë këtë simbolikë di ditën e dëshmorëve i gjithë populli shqiptar? Por kjo është temë tjetër,gjithsesi shumë e rëndësishme… /Shënim i ShkodraWeb Media/