Ish-lojtari i Real Madrid, Vinisius Tobias, po kalon një periudhë të ështirë. Ish-gruaja e tij, blogerja Ingrit Lima, tregoi përmes një postimi në rrjetet sociale se 20-vjeçari nuk është i ati i të sapolindurës Meit.
E vogla Meit lindi më 8 tetor dhe për këtë fakt, Vinisius Tobias i kushtoi një tatuazh. Mbrojtësi aktual i Shaktar Donetsk realizoi një tatuazh që shkruan: “Meit, të dua”.
“Unë dhe Vinisius nuk kemi qenë bashkë për disa kohë. Gjatë kësaj kohe, isha në lidhje me dikë tjetër, siç ishte dhe Vinisius. Ne të dy pamë përpara në jetët tonë. Gjatë kësaj kohe erdhi dhe Meit. Kemi bërë një test ADN-je dhe Meit nuk është vajza e tij”, shprehu ndër të tjera blogerja Ingrit Lima.