Këngëtarja Fjolla Morina gënjeu për t’i shpëtuar burgut, duke thënë se ishte “në pritje të ëmbël”. Por pas një rikontrolli që iu bë në maternitetin e Kukësit, Morina ka rezultuar se nuk ishte shtatzënë.
Këngëtarja doli sot para gjykatës së Kukësit për të marrë masën e sigurisë për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit. Sipas Prokurorisë pavarësisht se ajo pretendonte se ishte dy muajsh shtatzënë një eko nuk mjaftonte por duhej që të dëshmonte dhe një gjinekolog nëse është shtatzënë apo jo.
Me sa duket sajimi i alibisë së shtatëzanisë për të siguruar masën e esigurisë “arrest në shtëpi”, duket se nuk ka funksionuar për këngëtaren pasi të dhënat mjekësore e kanë nxjerrë zbuluar.