Duket se në Qarkun Shkodër, këtë vit ka vazhduar mbjellja masive e kánàbis. Këtë e ka konfirmuar edhe fakti se është sékùestruar një sasi e madhe fidanësh të kësaj bime në një zonë pranë qytetit.
Në orët e para të mëngjesit në një fshat të Bashkisë Vau- Dejës, është sékùestruar një sasi e madhe kubikësh kánàbis. Sasia e madhe ishte gati për t’u mbjellë.
Sékùestrimi është bërë gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit, të ardhur direkt nga Tirana. Policia e Shkodrës nuk është njoftuar fare për aksionin në fjalë.
Pritet qe edhe përmes ndihmës së Guardia di Finanza në ditët në vijim të ketë ndërhyrje edhe në parcela ku janë konstatuar se ka të mbjella me kánàbis.