Një 73-vjeçar, Hyqmet Gurra nga fshati Dragostunjë i Librazhdit, i cili humbi djalin e tij dhe mbesën në një aksident, vijon të endet prej 15 vitesh në dyert e gjykatave.
Burime për TCH bëjnë me dije se ai po zvarritet përmes proceseve që vijojnë pa fund me akte ekspertize dhe përgjegjësi mbi aksidentin, që i ngarkojnë të moshuarit fatura marramendëse sigurimesh.
“500 milionë duhet të paguaj fatura të sigurimeve, sepse 100 milionë kanë shënuar shpenzime varrimi”, tha Hyqmet Gurra.
I moshuari është shprehur se ka provuar në të gjitha gjykatat e vendit për drejtësi dhe ende nuk po e gjen atë.
Mbi të moshuarin rëndon jo vetëm humbja e jëtëve të familjarëve të tij, por edhe mungesa e drejtësisë, që i ka ngarkuar mbi supe 73-vjeçarit, një gjobë prej 500 milion lekësh.