Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të bujshme në “Opinion”.
Ai ka treguar se një nga “bosët” e krimit në burg ka ndërruar 4 psikologe dhe në fund rezultoi se dy nga psikologet ishin shtatzënë me të dënuarin.
“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg dhe ai kishte kërkuar psikologe, se thoshte kam probleme, jam sëmurë dhe unë mbaj mend se atij i ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë.
Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, të rekrutonte psikologet, se para kishte”, tregoi Hoxha.