Plagos me mjet prerës 40 vjeçarin pas një konflikti për motive të dobëta. Policia kap dhe shoqëron autorin. Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit :
– Remzi Çaushaj, 51 vjeç
Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.