Nuk bëri deklarime të plotë të pasurive dhe nuk justifikoi blerjen e një apartamenti në Tiranë, Kolegji i Posacëm i Apelimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Artan Lazaj.
Vendimi për shkarkimin e Lazaj u lexua nga kreu i trupit gjykues Sokol Çomo, i cili tha se Lazaj ishte shkarkuar padrejtësisht nga komisioni i Vetting-ut por hetimi Kolegjit gjeti sërish shkelje duke ia ndërprerë atij përfundimisht mandatin.
“Kërkesa e gjyqtarit duhej shqyrtuar nga një grup tjetër. Vendimi për shkarkimin e Lazaj është marrë në shkelje të ligjit,” – tha Çomo.
Lazaj u shkarkua nga vetting më 11 Korrik 2018, por sipas tij ai vendim ishte i padrejtë dhe ai kërkoi rikthimin në detyrë pranë Kolegjit të Apelimit.
Me argumentin se KPK s’kishte shqyrtuar sipas ligjit kërkesën për përjashtimin e anëtares Brunilda Bekteshi, Lazaj trokiti në Kolegj.
Ky argument i Lazajt u pranua dhe u shfuqizua shkarkimi i tij por nga ana tjetër hetimi pasuror e nxori sërish me probleme.
Për avokatin e Lazajt tashmë mbetet gjykata europiane e të drejtave të njeriut destinacioni ku ata do të ankimojnë. Lazaj nga kjo e enjte smund të ushtrojë më detyrën e tij si gjyqtar i dhomës civile në Gjykatën e Tiranës