Ka disa orë që po qarkullon në rrjete sociale një dokument, sipas të cilit Flamur Noka është deklaruar në Kuvend si deputet që përfaqëson Partia Fronti i Majtë. Me një kërkim të thjeshtë, rezulton se Fronti i Majtë kryesohet nga Marko Dajti, i cili prezantohet si sekretari i parë i Partisë së Punës së Riorganizuar.
Nuk është e vështirë të kuptohet se firma e numrit 2 të PD- së së Berishës është një teknikalitet për të mundësuar që partia e komunistit Marko Dajti, të bëhet pjesë e zgjedhjeve me 14 maj 2023, pa patur nevojë të mbledhë firma mbështetëse. Me gjasë, tentohet që të merren vota të majta për të dëmtuar Erion Veliajn në Tiranë.
Sigurisht, një firmë e tillë nuk lë shije të mirë për shumëkënd nga e djathta e veçanërisht, nga Partia Demokratike. Mund të mjaftonte firma e një tjetër deputeti të PD- së por jo e numrit 2 të saj.
Megjithatë, në kuadër të synimit të suksesit në zgjedhje, “gjetje” të tilla nuk është hera e parë që ndodhin, sigurisht as e fundit në politikën shqiptare.