Një tifoze e veçantë ka ndjekur ndeshjen Kroaci-Danimarkë. Bëhet fjalë për Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç. Kroacia doli fituese në ndeshjen e sotme kundër Danimarkës pas gjuajtjes së penalltive.
Me këtë fitore, Kroacia kualifikohet për në çerekfinale. Por jo vetëm kaq pasi ndër tifozët e shumtë që ishin sonte në Rusi, e pranishme ishte edhe presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç.
Kitaroviç jo vetëm që përkrahi ata nga tribuna por më pas ajo shkoj deri në zhveshtore për t’i përshëndetur nga afër lojtarët dhe trajnerin.