Kreu i qeverisë, Edi Rama, u ka kërkuar kryebashkiakë të tij dhe Bardh Spahisë, që të përcaktojnë se ku do të jenë vendet qe do të mbjellin pemë për fushatën.
Në këtë fushatë, PS ka deklaruar se nuk do të harxhojë para për mitingje apo aktivitete të tjera, por një pjesë të këtyre parave do t’i çojnë për gjelbërimin e qyteteve.
“Duke filluar nga data 11 prill, PS dëshiron të zhvillojë përveçse aktiviteteve të tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë suaj. Për sa më lartë, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme të mbjelljeve, si dhe të sigurohemi për përgatitjet e nevojshme të truallit për t’u mbjellë”, thuhet në shkresën e PS drejtuar krerëve të bashkive të vendit.