Ish- kryeministri Sali Berisha publikon me foto denoncimin e një qytetari nga Dhërmiu. Ai shkruan se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili po pushon në këtë zonë, u është bllokuar rrugica që shkojnë në shtëpi. Sipas qytetarit policia ka vendosur blloqe betoni deri ditën që Rama do jetë duke kaluar pushimet në Dhërmi.
Postimi i Berishës
“Skandali i Edvin Hajdutit ne Dhermi! Ai u mbyll deren me blloqe dhe i ndryne brenda ne shtepi banoret e Dhermiut!”, shkruan Berisha. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Dr Berisha, jam nje banor i dhermiut edhe doja te ndaja me ju nje problem tonin si komunitet. Te dielen ne mengjes, sulltan Rama dha urdher te bllokohet hyrja jone per ne shtepi, po ashtu edhe hyrja per te shkuar tek hotel restorant Luciano. Pas pak erdhi aty xhelat Ardi Veliu personalisht edhe vendosi blloqet e betonit. Kjo rruge esht e vetmja hyrje per te hyre ne shtepin tone. Jemi ankuar ne bashki por nuk kthejn asnje pergjigje sepse nuk guxojne te thyejne urdhrat e sulltanit e thone prisni sa te iki sulltani nga sarajet. Nuk dime ku te ankohemi. Ne cdo qender pedonale te botes ka nje orar te caktuar apo leje per te hyre ne pronen tende ndersa ky i bie shkurt e vendos blloqe betoni ne vend qe te vendoste nje roje ose pistona per ato 50 metra rruge qe ne pershkrojme per te hyre ne pronat tona.