Momenti i mire qe po kalon Vllaznia ne kampionat i ka bere per vete te gjithe shkodranet. Ata duan te jene ne stadium, ndonese eshte e pamundur, duan te jene prane skuadres ne çdo moment per ta perkrahur e mbeshtetur dhe padyshim qe atmosfera ne qytet duket e shkelqyer.
Per ta bere edhe me te bukur kete atmosfere ka bere bar- restorant “Kulla e Inglizit” qe pasditen e sotme ka shtruar nje banket per ekipin e Vllaznise.
Kane qene te ftuar te gjithe futbollistet dhe stafi teknik, nderkohe qe te pranishem kane qene edhe drejtues te klubit e po ashtu edhe sponsori Xhaferi dhe kryebashkiakja Ademi.
Per dy ore, futbollistet kane harruar gjithçka sa i takon pergatitjeve per ndeshjen me Laçin dhe kane festuar, nderkohe qe drejtuesit e klubit kane falenderuar pronaret e restorantit per banketin e shtruar.
Eshte e qarte se tek te gjithe shkodranet eshte shtuar kohet e fundit deshira per ta mbeshtetur Vllaznine e tyre sepse me ne fund ajo, pas shume vitesh vuajtje, po kalon momente te mira dhe i ka gezuar te gjithe.