Ndodh edhe kështu. Familja e Admir Murataj, i cili humbi jetën në shkëmbimin e zjarrit me forcat e rendit pas megagrabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.
Padia është ngritur nga vajza e 47-vjecarit Murataj, përmes avokatit Arbër Hoxhaj. Sipas tij, Admir Murataj u egzekutua qëllimisht nga policia pasi uniformat blu nuk kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas pretendimeve të familjes Murataj, Admiri nuk është përgjigjur me zjarr ndaj policisë, pra ai nuk ka humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me efektivët e FNSH-së.
Vajza e Muratajt ka kallëzuar penalisht në Prokurori punonjësit e FNSH-së për vrasjen e babait të saj.