Kapobanda Zani Çaushi i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës, ku kërkon lirimin me kusht. Sipas tij, ai ka shlyer më shumë se 31 vite burg dhe për pasojë ka kryer ¾-t e dënimit me burg përjetë, vendim i dhënë nga Gjykata e Lartë.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës, Çaushi kërkon përllogaritjen e viteve të burgut. Avokati Arben Lena tha se klienti i tij është duke kërkuar llogaritjen e saktë të viteve të paraburgimit. Pasi sipas avokatit janë bërë gabim.
Aktualisht, Çaushi po kryen dënimin në burgun e Drenovës, ndërsa i është drejtuar Gjykatës me një kërkesë të tillë edhe gjatë muajit korrik.